Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin

View previous topic View next topic Go down

Ertemiona Mejdani Miss Albania 2000 - Miss Shqiperia 2009

Post  MERI on Sat Sep 26, 2009 12:21 am

[img][/img]

Fituesja eshte Ertemiona Meidani, 18 vjec. “Miss Shqipëria 2009”, u zgjodh sot në kullën mesjetare të Durrësit. Janë zhvilluar ditën e djeshme përgatitjet e fundit të 31 vajzave konkurrente për kurorën e bukurisë në vend. Aktiviteti, i cili çdo vit udhëton drejt kalave të Shqipërisë, këtë vit, për shkak të situatës elektorale, ka përzgjedhur qytetin e Durrësit, dhe pikërisht kullën mesjetare të Torrës, në shëtitoren “Taulantja”. Edhe pse ky aktivitet zakonisht zhvillohet në muajin qershor, regjisori ka pranuar se data e paramenduar për këtë aktivitet është shtyrë, pasi e gjithë vëmendja e publikut ka qenë e drejtuar te zgjedhjet elektorale. “Miss Shqipëria është i vetmi eveniment bukurie në vend, i cili që nga viti 1998 është realizuar nga regjisori Petri Bozo dhe “Deliart asociacion”. 31 konkurrentet janë përzgjedhur mes 250 pretendenteve shqiptare, me banim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Seleksionimi i kujdesshëm ka sjellë këtë edicion më shumë vajza nga qytetet veriore të vendit dhe një pjesë e madhe e tyre janë studente në universitete të ndryshme. Vajzat konkurrente, të cilat që prej dy javësh ndodhen në Durrës, janë përgatitur nga koreografja Kozeta Bakiu, edhe bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët janë stilistja Anila Zajmi, drejtori i fotografisë, Lulzim Tufa dhe skenaristja Alda Bida. 31 konkurrentet e edicionit të 11-të do të synojnë të marrin kurorën që mbahet aktualisht nga Almeda Abazi, fituese e edicionit të kaluar. Konkursi alternativ i bukurisë shqiptare “Miss Albania”, ka nisur të organizohet në vitin 1998 dhe që nga viti 2000 ka udhëtuar në qendrat historike dhe arkeologjike të Butrintit, Rozafës, Apolonisë, Kalasë së Lëkurësit, Beratit, Elbasanit dhe Kaninës, si dhe memorialit të Skënderbeut në Lezhë. Ky është edicioni i 11-të i konkursit dhe vjen në Durrës një vit pasi është zhvilluar në sfondin e Kalasë së Prezës në kryeqytet.


[

MERI
Admin
Admin

Numri i postimeve : 5
Points : 13
Publiko : 0
Join date : 2009-09-20
Age : 27
Location : Adiministrator Moderator Webmjeshter

http://www.radiojeta.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum